Ende nuk ka asnjë informacion apo pamje se kush e sulmoi Ziadin Selën. Përmes një deklarate dërguar mediave, Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, bën të ditur se vazhdon me zbardhjen e plotë të ngjarjes së 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe bën me dije se janë identifikuar personat që e sulmuan atë.
Nga MPB gjithashtu bëjnë me dije se janë identifikuar edhe personat të cilët hoqën pengesat e hyrjes kryesore të Kuvendit.
Deri më tani janë arrestuar pesë persona ndërsa dy të tjerë janë nën masën e sigurisë me arrest shtëpiak.
Megjithatë, nga SPB nuk zbulojnë nëse dhunuesit e arrestuar kanë qenë direkt të përfshirë në sulmin ndaj Ziadin Selës.
Kujtojmë se mbrëmjen e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, protestues të dhunshëm prej tyre edhe me maska, hynë në Kuvend dhe sulmuan deputetët e shumicës së re parlamentare, ku mes tyre mbetën të lënduar rëndë Zoran Zaev dhe Zijadin Sela, i cili vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve. /albeu