Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve, befasi e madhe me favoritët

Një super kompjuter ka parashikuar fituesin e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021-2022, me Manchester United që ka më shumë gjasa të triumfojë sesa Paris Saint-Germain.

Djajtë e Kuq janë një nga katër klubet angleze të përfshira në këtë garë, veç mbajtësit të trofeut në fuqi, Chelsea, fituesit të vitit 2019, Liverpooli, dhe finalistit të sezonit të kaluar, Manchester City.

PSG-së i janë shtuar gjasat për të fituar trofeun, falë nënshkrimit të Lionel Messit, i cili do të shpresojë ta udhëheqë klubin francez drejt triumfit të parë në histori, pas disa vitesh shpenzime marramendëse dhe dhimbjeje në zemër.

Super kompjuteri po favorizon Manchester City që ta fitojë trofeun, pasi arriti në finalen e parë historike edicionin e kaluar, ku u mund nga goli i shënuar prej Kai Havertz.

Thomas Tuchel kanë 10 për qind shanse për ta mbrojtur titullin, me fituesin e vitit 2020, Bayern Munich, që i ndan blutë e Londrës nga Manchester City.

Liverpool dhe Manchester United kanë 9 dhe 5 për qind shanse, respektivisht, për t’u bërë mbretër kontinentalë. Sidoqoftë, parashikimi u bë para se Cristiano Ronaldo të kthehej në mënyrë sensacionale në Old Trafford, ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Ronaldo e ka fituar këtë kompeticion plot pesë herë, një rekord në vete. Herën e parë triumfoi me Djajtë e Kuq në vitin 2008, katër herë e tjera me Real Madridin.

Lista e plotë e parashikimit të fituesve të super kompjuterit të Ligës së Kampionëve:

1# Manchester City – 16% (shanset e triumfit)
2# Bayern Munich – 11%
3# Chelsea – 10%
4# Liverpool – 9%
5# Barcelona – 8%
6# Real Madrid – 6%
7# Manchester United – 5%
8# Ajax – 5%
9# RB Leipzig – 4%
10# Paris Saint-Germain – 4%
11# Borussia Dortmund – 4%
12# Atletico Madrid – 4%
13# Inter – 4%
14# Juventus – 2%
15# Sevilla – 2%
16# Atalanta – 1%


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu