​Sveçla: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë të lirojë policët

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Serbia ka rrëmbyer tre zyrtarë policorë në territorin e Kosovës, duke shkelur kështu çdo marrëveshje e çdo parim të normave ndërkombëtare.

Sveçla ka kërkuar nga faktori ndërkombëtarë të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët policorë por edhe të ndalë provokimet e saj.

Ai ka thënë se Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë.

“Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor… Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët policorë por edhe të ndalë provokimet e saj. Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare. Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka shtuar se sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu