Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka thënë se Albin Kurti dhe Aleksandar Vucic, po duket sikur të ishin marrë vesh për ta kundërshtuar Marrëveshjen e Washingtonit.
Syla në T7 ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit nuk po dallon asgjë nga Qeveria Hoti, në lidhje me qasjen në dialogun Kosovë – Serbi.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe qasjen e Kurtit për Marrëveshjen e Washingtonit.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sikur ë ishin marrë vesh për ta kundërshtuar Marrëveshjen e Washingtonit. Katër herë sot është pyetur për këtë Marrëveshje se a e respekton, katër herë i ka ikur kësaj përgjigje”, ka thënë Syla në T7.
Në këtë debat po diskutohet për kundërshtimin e Marrëveshje së Washingtonit, nga ana e liderëve ballkanas, Kurti e Vucic. Ndërkaq kujtojmë se Kurti dhe Vucic, takohen me 19 korrik në Bruksel.









