Syla: Lutfi Haziri sakrifikoi, ai nuk është si Vjosa Osmani që e sakatoi LDK-në

Analisti dhe gazetari Valon Syla po shprehet i bindur se kandidati i LDK-së për Gjilanin, Lutfi Haziri do ta fitojë sërish këtë komunë.

Syla në një postim në Facebook ka thënë se profile i Hazirit është më i nevojshëm në Prishtinë, por që sipas tij Haziri vendosi të sakrifikohet.

Ai nuk është si Vjosa Osmani e cila e sakatoi partinë”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë i tij:

“Përsëri Lutfi Haziri, po vendos të mbetet në Gjilan. Po kandidon dhe e di që fiton përsëri.

Profili i tij, është më i nevojshëm në qendër në Prishtinë, Kosovë, sidoqoftë ai vendosi të sakrifikoj edhe një herë për LDK-në. Ai nuk është si Vjosa Osmani e cila e sakatoi partinë. Aq sa lajm i mirë, aq edhe i dhimbshëm“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu