Funksionari i ASH-së së Taravarit, Syria Rashidi ka reaguar kundër vendimit që ASH të dalë në opozitë. Rashidi vlerëson se me këtë lëvizje që bën kreu Arben Taravari, do të rikthejë Ali Ahmetin në Kalë të bardhë, transmeton Ora24.tv
“Gjithë kjo lëvizje e papritur e ASH-së po shitet si një mister që do të sjellë një të mirë të madhe.Ndërsa e “mira” më e madhe që mund të ndodhë është që të rikthejë Ali Ahmetin në Kalë të Bardhë”, ka shkruar pak më parë Syria Rashidi./Ora24.tv