“Ta çaj kafkën!” Ushtroi dhunë verbale ndaj Luizit, Eva Alikaj përjashtohet nga Big Brother

Eva Alikaj është përjashtuar nga Big Brother për të njëjtën arsye si Ermiona, pasi ka përdorur dhunë verbale gjatë një debati të ashpër me Luizin. Gjithçka ka nisur pasi Eva ishte duke bërë prova për kërcimin që do të zhvillonin me Kristin, në dhomën e gjumit, ku ndërkohë Luizi po flinte.

Pasi Eva dhe Kristi janë përfshirë në një debat pasi nuk po binin dakord për kërcimin, Luizi është zgjuar duke u kërkuar të qetësohen pasi po bënin zhurmë.

Ai i ka thënë se kështu do ia bënte dhe ai kur ajo të flinte. Më pas Eva është acaruar nga ky reagim dhe i është drejtuar Luizit me fjalë të rënda.

Gjatë prime-it të djeshëm, Vëllai i Madh u vendosi ultimatum banorëve, që çdo rast i përdorimit të dhunës verbale do të çojë në përjashtimin e banorit. “Shembulli” i parë ishte Ermiona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu