Tahiri: BE-ja të ndalojë së toleruari politikën hipokrite të Serbisë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se “është koha që Bashkimi Evropian të ndalojë së toleruari politikën hipokrite të Serbisë”, raportojnë Reporters, transmeton InfoShqip.

Tahiri pyeti se “deri sa kohë BE do ta tolerojë Serbinë me politikën e saj hipokrite si ndaj Rusisë ashtu edhe ndaj Perëndimit“.

Është koha që BE të jetë e vendosur me Serbinë, të ndalojë hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon, Samiti nesër në Tiranë duhet ta zgjidhë këtë çështje, ndër shumë çështjet që rëndojnë Ballkanin, kjo është Çështja e parë që duhet zgjidhur” tha ajo./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu