Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se fituesit e zgjedhejve kanë vendosur të veprojnë shkëputur dhe ndaras.Ai shton se në vend të koordinimit dhe bashkëpunimit kanë zgjedhur përjashtimin.
“E pranojmë fituesin, por jo logjikën e dominimit. E kemi të pamundur dhe refuzojmë, që të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare.”, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë:
“Sot, bëra betimin e deputetit në Legjislaturën e Tetë (VIII), të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Besimin e marrë, do ta kthej në punë e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Është me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke ballafaquar shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin.
E kundërta, po ndodh me fituesit e zgjedhjeve, e cila ka zgjedhur të veprojë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit e bashkëpunimit, duket se ka zgjedhur përjashtimin. E pranojmë fituesin, por jo logjikën e dominimit. E kemi të pamundur dhe refuzojmë, që të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare“- ka shkruar Tahiri.









