Tahiri thotë se disa individë nuk po ia çmojnë vlerat, nesër merr vendim nëse do të marrë pjesë në zgjedhje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka thënë se nesër do të marrë vendimin, nëse do të aderojë në ndonjë parti politike, apo nuk do të marrë pjesë fare në këto zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri u shpreh se ka raste kur dikush mund të mos i çmojë vlerat e tij, pasi në politikë sipas tij nuk çmohen vlerat por interesat.

“Koalicionet po ndodhin, aderimet po, por mbi të gjitha për mua vlen shteti dhe kombi dhe jeta e qytetarëve ku ne kemi dëshmuar me mijëra herë se jemi në shërbimin e tyre aty në ballë ku më kërkojnë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

“Mirëmbrëma i dashur qytetarë

Shumë aderime nëpër parti!!

Akoma nuk kam aderuar!

Dikush edhe mund të mos i çmojë vlerat tona( të mijat) e kuptojë , nuk ka dert, sepse në politikë nuk çmohen vlerat, por çmohen interesat.

Prandaj edhe mund të mos jem i mirëpritur për disa individ.

Njerëz të dashur, nesër do marrë vendimin tim se ku do të jem, ose nuk do të jam fare në këtë garë!

Uroj të jam aty ku vlerat dhe punën tonë e çmojnë!

Koalicionet po ndodhin, aderimet po, por mbi të gjitha për mua vlenë shteti dhe kombi dhe jeta e qytetarëve ku ne kemi deshmur me mijera herē se jemi në shërbimin e tyre aty në ballë ku më kërkojnë.

Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.”, ka shkruar ai.

Mirëmbrema i dashur qytetarë🤝🌟

Shumë aderime nëpër parti!!

Akoma nuk kam aderuar!

Dikush edhe mund të mos i çmojë…

Posted by Labinot Tahiri on Friday, January 15, 2021


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu