Tahiri thotë se të gjithë po e shohin çka e krijon “Serbinë e Madhe”, pos Edi Ramës

Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se ideja e Mini-shengenit është nismë për një Serbi të madhe.

Tahiri e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisëm Edi Ramën, i cili këtë fundjavë ishte nikoqir i presidentit serb, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për diskutimet rreth minishengenit ballkanik.

Ish-kryenegociatorja në Facebook shkruan se të gjithë po e shohin se si kjo ide vë bërthamën për “Serbinë e Madhe”, por këtë s’po e sheh vetëm Edi Rama.

“Se ideja e Mini-Schengenit krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan…”, ka shkruar Tahiri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu