Zëvendëskryeministri italian, njëherësh ministër i Jashtëm, Antonio Tajani, ka thënë se Italia dëshiron ta përshpejtojë zgjerimin e BE-së me të gjitha shtetet e Ballkanit.
“Për Italinë, ribashkimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është prioritet.”
Këto komente Tajani i bëri në margjina të Ministerialit të mbajtur të enjten në Taormina, Itali, me rastin e 70-vjetorit të Konferencës së Messinës.
“Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për t’u dërguar një mesazh të fortë të gjitha vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian: ribashkimi është një përparësi për Italinë. Pra, për vende të tilla si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova janë mesazhe që shkojnë në drejtim të një pranie të fortë evropiane. Ne duam të përshpejtojmë procesin e ribashkimit”, tha Tajani, raporton “Italpress”.