Sot në selinë qendrore të partisë Alternativa u zhvillua një takim miqësor mes drejtuesve të saj, të kryesuar nga kryetari i partisë Zeqirija Ibrahimi. Të pranishëm në takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, deputetët Bekim Sali dhe Imerlije Saliu, si dhe anëtarët e kryesisë qendrore, Bashkim Murtezi dhe Arben Llabënishti, raporton InfoShqip.
Në një atmosferë të qeshur dhe pozitive, drejtuesit përcollën mesazhin e qartë të unitetit dhe përfaqësimit legjitim të Alternativës, si në institucione ashtu edhe në terren. Ky takim shërbeu si dëshmi e bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe kohezionit të fortë brenda koalicionit VLEN.
Pas takimit, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deklaroi:
“Legjitimitetin sot nuk e dëshmuam vetëm në Kuvend, por edhe në selinë e Alternativës brenda VLEN-it.
Legjitimiteti dhe uniteti lexohet edhe në buzëqeshjet e njerëzve.”
Ky mesazh u interpretua si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj spekulimeve të fundit dhe si një konfirmim i klimës së shëndoshë brenda koalicionit opozitar. /InfoShqip.com