Takim urgjent i liderëve të koalicionit qeveritar në Bullgari

Liderët e partive të koalicionit qeveritar në Bullgari – “Vazhdojmë me ndryshimin”, BSP dhe “Bullgaria Demokratike”, Kiril Petkov, Asen Vasilev, Kornelia Ninova, Hristo Ivanov dhe Atanas Atanasov sonte do të realizojnë takim urgjent.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, takimi do të mbahet në ora 19 (sipas kohës bullgare) në Këshillin e ministrave të Bullgarisë.

Në takimin do të bisedohet për programin e Partisë Socialiste Bullgare, e cila është bartëse e mandatit të tretë (të fundit) të qeverisë eventuale të re bullgare. Liderët e tre partive do të bisedojnë edhe për mundësitë për formimin e qeverisë, pasi Sllavi Trifonov e ka tërhequr partinë “Ka popull të tillë” nga negociatat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu