Takimi Ahmeti-Thaçi jep frytet e para

Takimi i fundit mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit ka dhënë frytet e para, njofton agjencia e lajmeve INA.

BDI dhe PDSH bëjnë koalicionin e parë, por të fshehtë, në këshillin komunal të Bogovinës që i mundësoi kështu BDI-së të emërojë ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës. Me nëntë vota pro dhe tetë kundër, në krye të kësaj komune është zgjedhur Lumturije Ilijazi, këshilltare e deritanishme e BDI-së. Kjo është arritur falë mbështetjes së tre këshilltarëve të PDSH-së, përderisa këshilltarët e tjerë të LR-PDSH-së, një këshilltar i zgjedhur nga lista e RDK-së dhe një këshilltarë i pavarur kanë mbështetur kandidatin e opozitës.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, Ahemti dhe Thaçi do të bashkëpunojnë edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu