Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Haradinaj: Pa përfshirjen e SHBA-së, dialogu është i vdekur

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Haradinaj thotë u zhvillua edhe një tjetër takim i padobishëm.

Sipas Haradinajt pa përfshirjen e SHBA dialogu nuk do të arrihet sepse sipas tij me Borell dhe Lajçak kjo marrëveshje do të mbetet në qorrsokak.

“Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!”, shprehet Haradinaj.

Më tej thekson se nëse në Amerika do të ishte pjesë e dialogut, atëherë palët mund të shkonin drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Statusi:

“Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi.

Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve!

Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak.

Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!

Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu