Takimi i “panjohur” i Ramiz Alisë me Turgut Ozal në Nju Jork: Çfarë u bisedua mes presidentit shqiptar dhe atij turk?

Mes takimeve që mbajti Ramiz Alia në Nju Jork gjatë vizitës së tij me rastin e pjesmarrjes në mbledhjen e OKB-së nw shtator 1990, me rëndësi shihej edhe takimi me presidentin turk Turgut Ozal.

Takimi u mbajt në hotel “Peninsula” me 27 shtator 1990 dhe temat e diskutimit ishin kryesisht për ndryshimet politike e ekonomike që po ndodhnin në Shqipëri, marrëdhëniet me fqinjët, pozitën e vështirë të shqiptarëve në Kosovë, marrëdhëniet delikate me Greqinë që nga vitit 1944 kur u shënua tragjedia çame e deri në vitin 1986-1988 kur diskutohej heqja e ligjit të luftës.

Por në fokus të diskutimeve të tyre ishte edhe gjendja ekonomike e Shqipërisë dhe mundësitë për të lidhur marrëdhënie në fusha të ndryshme të ekonomisë. Më poshtë do të sjellim të plotë procesverbalin e këtij takimi, zbardhur sipas origjinalit që ruhet në AQSH. (Ad.Pe.)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu