Takimi përfundoi por bisedimet vazhdojnë, ja çka thanë liderët partiak

Ditët në vijim do të vazhdojnë bisedimet e liderëve të partive më të mëdha politike, të cilat në takimin e sotëm në Klubin e Deputetëve kërkuan zgjidhje për përbërjen e KSHZ-së, referendumin e ardhshëm në vjeshtë për emrin, formulimin e pyetjes së referendumit….

Në takimin pothuajse katër orësh u zhvilluan bisedime midis kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski dhe Bilall Kasamit nga njëri krah i Lëvizjes BESA.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit deklaroi se ekzistojnë dallime, por se ato duhet që të tejkalohen në interes të eurointegrimeve.

“Duhet të gjithë të angazhohemi të ketë sukses në implementimin e marrëveshjes që e kemi me palën greke. Mbetet të bisedohet në ditët në vijim. Pres të gjithë të veprojnë me guxim dhe të mos e lëshojmë këtë shans historik”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se ende nuk ka marrëveshje, por pret që ditët në vazhdim palët të arrijnë të gjejnë zgjidhje të përbashkët për çështjet e hapura, pasi siç tha, “ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë”.

Lideri i njërit krah të Lëvizjes BESA, Bilal Kasami theskoi e do të kontribuojë në përfundimin me marrëveshjen midis partive që të dormohet KSHZ-ja dhe të kemi një referendum të ukseshë dhe mirë të organizuar.

“Shteti është në gjendje kritike dhe patjetër duhet që të vazhdojë me procesin e eurointegrimeve.

Negociatat intensive mes faktorëve politikë janë me rëndësi dhe ne do të kontribuojmë që procesi të përfundojë me marrëveshje, KSHZ-ja të formohet dhe referendumi të jetë i suksesshëm në drejtim të organizimit të tij me qëllim që të hapet mundësia të gjithë qytetarë lirish ta shprehin vullnetin e tyre me qëllim që Maqedonia një herë e përgjithmonë të bëhet anëtare e BE-së”, tha Kasami.

Detaje të tjera nga takimi priten pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRODPMNE-së Hristian Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu