Taksa për Rrugën e Kombit, zbulohet ku ndodhen protestuesit e arrestuar

Pas transferimit të 23 të arrestuarve në Policinë e Tiranës, të protestës për taksën e Rrugës së Kombit, protesta u zhvendos në Tiranë.

Shkak i kësaj zhvendosje është bërë fakti se në Komisariatin e Kukësit nuk ka kapacitet për kaq persona të ndaluar, ndaj strukturat policore morën këtë vendim. Mësohet se personat e arrestuar nuk ndodhen të gjithë në ambientet e Drejtorisë së Policisë, por janë ndarë në disa komisariate.

Siç mësohet 12 protestues ndodhen në ambientet e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, 4 në Komisariatin nr. 3, 3 në Komisariatin nr. 1, ndërsa 4 të tjerë në Komisariatin nr. 2.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu