Taksisti nga Shkupi e “rrjep” zvicranin, i merr 7800 denarë për udhëtim nga Vodno në Qendër të Shkupit

Gjatë ditës së djeshme, 43-vjeçari i cili po udhëtonte me një automjet taksie në linjën nga Qendra në Vodno të Mesme, iu morën 7,800 denarë për udhëtimin. Përveç kësaj, ai thotë se kur e ka kuptuar se është mashtruar, shoferi është sjellë në mënyrë agresive me të. Policia po merret me rastin.

“Më 14.06.2025 në orën 20:40 në SPB Shkup, B.F.P.H. (43) nga Zvicra ka raportuar se ndërsa udhëtonte me një automjet taksi në linjën nga Qendra në Vodno të Mesme, është mashtruar nga shoferi, i cili i ka marrë 7.800 denarë për shërbimin, dhe pasi që denoncuesi e ka kuptuar se është mashtruar, shoferi i taksisë është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu