Taktika e re ukrainase, si po mashtrohen rusët në fushëbetejë

Një nga taktikat e shumta të Ukrainës për t’u përballur me ushtrinë ruse, e cila është numerikisht më e madhe, por edhe e pajisur më mirë, është zbuluar nga The Washington Post.

Sipas gazetës amerikane, forcat e armatosura të palës ukrainase po përdorin bedelë druri të sistemeve raketore. Në këtë mënyrë, ata arrijnë të joshin rusët për të shpenzuar para për raketa shumë të shtrenjta, të cilat përfundojnë duke shkatërruar objektiva “inekzistente”.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas thonë se dronët rusë nuk janë në gjendje të dallojnë bedelet prej druri nga raketat e vërteta me rreze të gjatë, HIMARS. Pasi i lokalizojnë, ata dërgojnë të dhëna për pozicionin e tyre gjeografik në anijet luftarake të flotës ruse të Detit të Zi.

“Kur UAV-të shohin grupin, është si një objektiv VIP”, tha një zyrtar i lartë ukrainas. Brenda disa javësh nga vendosja e bedeleve, forcat ruse përdorën të paktën 10 raketa Kalibr për t’i shkatërruar ato. Ukraina, pas suksesit të sipërmarrjes, zgjeroi prodhimin për përdorim më të gjerë.

Përveç shëmbëlltyrave prej druri dhe si pjesë e taktikave të Ukrainës, javët e fundit anëtarët e forcave speciale të Kievit kanë hedhur në erë linjat hekurudhore dhe nënstacionet e energjisë elektrike në territorin e mbajtur nga Rusia, si dhe depot ruse të municioneve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu