Kandidati për deputet në zonën e gjashtë zgjedhore, Talat Xhaferi në tubimin që po zhvillohet në Gostivar, theksoi ndër të tjera se Ali Ahmeti është komandant i shqiptarisë.
“Oferta e partive tjera është të rrëzojnë Ali Ahmetin dhe BDI-në, por harrrojnë se ata nuk kanë prodhuar lider si Ali Ahmeti, komandat i shqiptarisë”, theksoi Talat Xhaferi.
Ndërsa shefi i shtabit komunal, kryetari i komunës së Gostivar, Nevzat Bejta u bëri thirrje qytetarëve të Gostivar që të dalin masivisht dhe të votojnë për Bashkimin Demokratik për Integrim.
“Më 11 dhjetor në mbrëmje, do të festojmë fitoren më të madhe në historinë e qytetit e Gostivarit”, theksoi Nevzat Bejta.










