Ne Asamblen e Unionit Interparlamentar në Shën Petërburg kryeprlamentari Talat Xhaferi tha se me ndihmën e miqve ndërkombëtarë dhe dialogut në vitin 2001 Maqedonia arriti të evitojë përplasje më të mëdha ushtarake midis dy bashkësive më të mëdha etnike dhe se pikërisht jotoleranca dhe përpjekjet për imponimin e ekskluzivitetit të një bashkësie mbi tjetrën, të një kulture mbi tjetrën, si edhe përhapja e jotolerancës fetare, sollën deri te konfliktet e mëdha ushtarake në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Xhaferi në fjalimin e tij paralajmëroi se kriza e emigrantëve e shkaktuar nga konfliktet ushtarake në Lindjen e Afërme dhe veprimi i të ashtuquajturit Shtet Islamik, paraqesin sfida tejet serioze të cilat e ushqejnë jotolerancën, ksenofobinë dhe paraqitjen e ekstremizmit.
Xhaferi e kryeson delegacionin parlamentar në përbërje të së cilit janë deputetët Rexhail Ismaili, Jovan Mitreski, Juliana Nikollova dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Cvetanka Ivanova./InfoShqip.com










