Talat Xhaferi zbulon se pse nuk u arrit marrëveshja BDI-VMRO

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, i ftuar në në “Click Plus” ka treguar ndër të tjera edhe shkakun kryesor se pse BDI-ja nuk ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE.

“VMRO-DPMNE nuk ka pasur gatishmëri për mbështetjen e Prokurisë Speciale Publike, prandaj edhe nuk është arritur edhe marrëveshja”, theksoi Talat Xhaferi.

Sipas tij, nesër fillojnë diskutimet në selinë e partisë për të zhvilluar bisedimet për opsinionin e dytë BDI ka shtruar në tryezë të kryesisë, dhe që është koalicion me LSDM-në, poqe se kjo e fundit pranon deklaratën dhe platformën shqiptare.

“Deri sa nuk kemi arritur të formojmë shumicën me VMRO-DPMNE, dmth se është konsumu. Tani do të fillojmë bisedimet për opsionin e dytë, dhe atë që nesër fillojnë bisedimet në selinë e BDI-së”, theksoi Xhaferi. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu