Forumi i Patriotëve të Lirë ashpër ka dënuar sjelljen e kryeministrit Zoran Zaev dhe të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, të cilët po tentojnë të dëmtojnë interesat shtetërore dhe kombëtare të maqedonasve, informon INA.
“Duam ti themi tandemit tradhëtaro – arnaut se me sjelljen e tyre po i shkaktojnë dëme të pariparueshme Republikës së Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Ata nuk kanë kredibilitet dhe legjitimitet të negociojnë për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, thuhet në reagimin e tyre.
Ky forum ka theksuar se do të bashkohet krah për krah me popullin maqedonas duke kundërshtuar ashpër tradhëtinë në regji të Zaevit dhe Ahmetit, të përkrahur nga Dimitrov.










