Të ftuar në emisionin “200” në Alsat-M ishte sekretari gjeneral i LR PDSH-së Arben Taravari, ku u diskutua rreth ngjarjeve në Kuvend si dhe për pjesëmarrjen në Qeverinë Zaev, transmeton Gazeta Express.
Taravari ka thënë se disponojnë pamje akoma më tmerruese ku huliganët ushtrojnë dhunë ndaj Selës e të njëjtat i ka prezantuar edhe në institucionet e larta amerikane.
“Ne kemi qenë të interesuar ndaj pjesës ku bëhet dhunë ndaj Selës ku lëndohet nga kolegët e tij dhe huliganëve kemi pamje që ushtrohet dhunë ndaj Selës e pabesueshme që njeriu mund të bëjë ndaj njeriut është jashtë normave dhe ka mundësi që në dhomën e mjekëve të ngremë këtë iniciativë ndaj atyre mjekëve, njërin prej kolegëve nuk e shoh që ushtron dhunë u takuam se ishte protestues dhe biseduam pasi e lexoi kur ja nisa më tha po nuk paska ndonjë gjë të jashtëzakonshme por janë ushtarë partiak”, shton kështu në diskutimin e tij Taravari.
Më tej ai ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi ndaj autorëve përmes kryparlamentarit duke potencuar edhe një herë se më me rëndësi për ta për momentin janë ndryshimet të cilat duhet që t’i bëjë qeveria e re e cila ka përkrahjen e plotë nga Aleanca Për Shqiptarët.
“Ka dyshim se duhet të ketë përgjegjësi ndaj gjithë deputetëve përmes avokatëve tanë por jemi në procedurë se do ketë padi personale ndaj të gjithëve, dje në takimin që e kishim me kryesinë e ngushtë vendosëm që të kërkojmë përgjegjësi përmes kryetarit të parlamentit, ne e dimë që do përkrahim qeverinë më së shumti na intereson programi dhe deklarata e implementimi i tyre se sa a do kemi funksionarë, dygjuhësia të jetë eksprese ndryshimi i kodit zgjedhor pranon të bëhen ndryshime, lista të hapura zgjedhore, zhvillimi ekonomik, ndryshimi i emrave të rrugëve”, sqaron kështu Taravari edhe gjërat tjera që kanë diskutuar në takimin e fundit me Zoran Zaev.