Taravari: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!

Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari mbrëmë pas mesnate kur i siguroi të gjitha të dhënat nga vendvotimet dhe e konfirmoi fitoren e tij në Gostivarë ka shkruar:

“Gostivari është Kala që nuk mposhtet!”

Përndryshe që nga momenti kur filluan të publikohen rezultatet, shumë eksponent të BDI-së dhe partive tjera që janë pjesë e Frontit Europian pretendonin se edhe në Gostivarë ka shënuar fitore kandidati i tyre Bujar Osmani.

Përndryshe nga 100% të vendvotimeve, Arben Taravari ka fituar 9 895 vota kurse Bujar Osmani 9 820 vota.

Rikujtojm që pjesë e Frontit Europian janë edhe 2 parti turke. TDP që njihet si parti më e madhe turke në zgjedhjet e fundit për Këshillim Komunal të 2021, në Gostivarë kishte fituar 2 815 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu