Taravari: Kjo është porosia për kryeministrin Mickoski

Taravari: VMRO përmes vasalëve shqiptarë po tenton ta demobilizojë votën shqiptare

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po përdor “vasalë shqiptarë” për të dekurajuar daljen në zgjedhje të votuesve shqiptarë në disa komuna.

Sipas Taravarit, kjo strategji synon që shqiptarët të mos mobilizohen, duke u thënë se në Likovë, Gostivar dhe Vrapçisht fituesit tashmë janë të sigurt.

“Jo, përkundrazi, duhet maksimalisht të mobilizohemi si asnjëherë më parë. Dalim votojmë dhe ia dërgojmë porosinë Mickoskit: shqiptarët mendojnë kështu”, ka theksuar Taravari.

Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të vendosur dhe të marrin pjesë masivisht në votime, duke theksuar se kjo është mënyra më e fortë për të treguar vullnetin e tyre politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu