Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se “nuk ka plot Aleanca”.
“Nuk ka plot Aleanca, ka vetëm një pjesë e drejtorëve të Aleancës që kanë mbetë me VLEN-in. Ato janë VLEN. Sela ka të drejtë të thotë sepse ka qenë ish-kryetar i partisë, e ka udhëhequr partinë një kohë, dhe ndarja mes Aleancave ajo ka qenë. Edhe aty mund të ketë një kontest. Këto janë një shoqatë aksionare, që janë në VLEN. Asgjë më shum. Nuk mund të ketë plot Aleanca. Ka nëse thuani fraksione mund të thuani fraksioni i Taravarit dhe fraksioni i Selës. Këto tjerët janë pjesë e VLEN-it, as që dallojë njëri prej tjetrit, janë njerëz, ju duhet punësi, ju duhet një pozicion, ju duhet një avancim”, deklaroi Taravari.
Ai u kërkoi falje publike qytetarëve shqiptarë për premtimin e dhënë në vitin 2024 për ndryshim.
“Por kjo që ndodh, ne premtuam në vitin 2024 qytetarëve shqiptar në Maqedoni po ua sjellim ndryshimin. Në qoftë se ky është ndryshimi që e kemi premtuar këto 20 muaj qeverisje të VLEN-it, atëherë unë publikisht dua t’u kërkoj falje të gjithë shqitparëve sepse i zhgënjyem, sepse nuk ishte ndryshim por thjeshte është një zhgënjim i madh, dmht një diskreditimi, një degradim i madh i komplet statusit të shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi Taravari.










