Taravari në mbështetje të Salit për provimin e jurisprudencës në shqip: Ka të drejtë moralisht dhe ligjërisht

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook doli në mbështetje të zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali, i cili në Click Plus në TV21 tha studentët shqiptarë të juridikut e kanë mbështetjen e plotë në kërkesën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. Taravari ka vlerësuar edhe krahasimin e Salit, i cili tha se në mjekësi dhe stomatologji, provimi tashmë jepet në gjuhën shqipe.

“Është interesante se si provimet shtetërore në degët e Mjekësisë dhe Stomatologjisë lejohen të jepen në gjuhën shqipe, dhe pikërisht ai i Jurisprudensës që flet për Drejtësi nuk i jep pikërisht të Drejtën e merituar studentëve shqiptarë të shprehen me gjuhën e tyre amtare?! Zv/kryeministri Bekim Sali ka të Drejtë…Moralisht dhe Ligjërisht!”, ka shkruar Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu