Taravari: Pas vendimit që kam marrë, jam thirrur disa herë në prokurori

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari tha se nuk mund të kuptojë deklaratën se ai ka qenë i shantazhuar për të shkuar me opozitën shqiptare.

Taravari, deklaron se problem është kur nuk e pranon ofertën e BDI-së dhe LSDM-së.

“Kush do të më shantazhoje. Besa, Izet Mexhiti, Alternativa, VMRO-ja. Se di kush mund të më shantazhoja. Pasi e ka marrë vendimin, katër pesë herë më kanë ftuar në prokurori. Nuk besoj se më thirrën Besa ose LEN-i në prokurori. Dihet kush thirrën në prokurori”, tha Taravari, raporton SHENJA.

Ai tha se që kur janë krijuar qëllimi ka qenë që të fitohet BDI-ja, ndërsa tani është koha që ASH ta jep mundin e vet që ta sjell ndryshimin, që sipas tij, ndryshimi është i pashmangshëm. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu