Arben Taravari siç duket ende nuk e ka ndarë mendjen dhe vazhdon me lojrat politike mes dy taboreve. Siç konfirmoi ditë më parë edhe vetë kryeministri Hristijan Mickoski, Taravari vazhdon ti propozojë atij që ta marin BDI-në në Qeveri dhe ta largojnë një pjesë të VLEN-it, konkretisht Izet Mexhitin, ndërsa bashkë me të ta lënë edhe Ziadin Selën në opozitë.
Por, nga ana tjetër burime partiake për InfoShqip thonë se Taravari dërgon thuajse çdo ditë ndërmjetësues tek krahu i Ziadin Selës, përmes të cilëve propozon që të ribashkojnë partinë dhe bashkë të hyjnë në Qeveri dhe ta lënë BDI-në vetë në opozitë me partitë më të vogla të Frontit Europian.
Sipas këtij skenari, Taravari kërkon që ASH e bashkuar të garojë në të gjitha komunat duke i ndarë ato 50-50 me krahun e Selës dhe kudo që të dalin në rreth të dytë, të bëjnë marrëveshje shtesë me VLEN-in për mbështetje në komunat reciproke.