“Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare: Mjedis i pastër dhe infrastrukturë moderne”

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave dhe bashkëkombës shqiptarë,

Shpalosja e Pikës 5 të Platformës Kombëtare:
Mbrojtja e Mjedisit, Ekologjia dhe Infrastruktura

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, në prezantimin e platformës kombëtare thekson:

“Pika e pestë e platformës sonë kombëtare ka në qendër mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në të gjitha komunat shqiptare.

Ne angazhohemi për pastrimin e deponive ilegale, vendosjen e sistemit të riciklimit, mbrojtjen e ujërave dhe burimeve natyrore, si dhe nxitjen e përdorimit të energjive të ripërtëritshme.

Po ashtu, do të investojmë në rrugë të rikonstruktuara me ndriçim LED me efikasitet energjetik, parkingje të organizuara, transport publik për nxënës e studentë dhe qasje të sigurt në zonat rurale. Tregje moderne me përparësi për bizneset familjare me lehtësira per prodhuesit e produkteve BIO, ruajtja e arkitekturës tradicionale shqiptare do të jenë pjesë e pandashme e zhvillimit tonë urban.

Motoja e kësaj pike është e qartë: Mjedis i pastër – Komunitet i shëndetshëm; Infrastrukturë moderne – Zhvillim i qëndrueshëm.”

Arben Taravari

Kryetar i Aleancës për Shqiptarët


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu