Arben Taravari
Sot në Shkup u mbajt Kongresi IV i jashtëzakonshëm i partisë tonë.
Pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme si vetë Kongresi!
Aty u miratua kandidatura ime për President, me propozim të Kryesisë së ASH-së dhe me mbështetje nga LEN.
U miratua Ndryshimi i Statutit, u mbështetëm në Statutin e vitit 2022, duke shpërbërë formacione shtesë që sillnin konfuzion dhe mbivendosje destruktive, siç ishte e ashtuquajtura “Kryesi e Ngushtë” apo pozita e “Kryetarit të Kuvendit”.
Sonte, në kryeqytetin e lashtë shqiptar, në Shkupin historik, kuptova më qartë se kurrë, se Ndryshimi Ka Nis dhe nuk ndal më!
T’fala nga Populli!