Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot pati takim pune me drejtoreshën e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Viktorija Jovanovska, me qëllim që të rishikohet rasti me trinjakët që ndrruan jetë më 22 gusht, njofton InfoShqip.
Ministria e shëndetësisë njoftojnë se nga ana e drejtoreshës si dhe udhëheqësit të mjekimit intenziv është konstatuar se bëhet fjalë për shtatzaninë e pare të pacientes me fekondim invitro si dhe nivel i lartë i rrezikut për shkak të diabetit gestational dhe hipertension para-ekzistencial.
Pacientja gjatë shtatëzanisë tri here kishte qenë e pranuar në klinikën e Tetovës për shkak të gjakderdhjes/InfoShqip.com










