Taravari urim special bashkëshortes për ditëlindje

Taravari dhe kandidati për kryetar komune në Gostivar ka bërë një dedikim shumë special për bashkëshorten e tij në Facebook, me rastin e ditëlindjes së saj.
Taravari shpreh mirënjohjen për bashkëshorten dhe shprehet se është me shumë fat që e ka, shkruan albeu.com.

“Të jesh mjek do të thotë që edhe atë pjesë që duhet të shkojë për familjen duhet t’ia japësh punës.

Këto vitet e fundit edhe ato orë të pakta që më mbeteshin i kam zvogëluar duke qënë i përfshirë edhe më shumë në përmirësimin e jetës tonë në komunitet.

Ka qënë një njeri që më ka zbutur mungesën pranë fëmijëve të mi, më ka mbështetur më shumë se të gjithë, duke u sakrifikuar me heshtje, duke mos u dorëzuar asnjëherë, duke besuar në misionin tonë, duke qënë aty 24h orë për mua. Ajo është bashkëshortja ime, shoqja ime më e mirë, nëna e fëmijëve të mi që sot kaditëlindjen!

Gëzuar ditëlindjen Nora, je zgjedhja më e mirë që kam bërë në jetën time!

Unë, Astriti dhe Arbi jemi me fat që të kemi!”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu