Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se koalicioni shqiptar VLEN në qeveri është garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë.

“VLEN në qeveri, sepse kjo është garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë. Një forcë e korruptuar si BDI nuk garanton dot asgjë, sepse ajo gjithmonë e për çfarëdo agjende blehet nga partitë maqedone, ndërsa VLEN, garanton paprekshmërinë e orientimit perëndimor të shtetit”, ka shkruar Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu