Sekretari i Përgjithshëm i Aleancë për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar ndaj Qeverisë së Maqedonisë, e cila nuk po zhvillon politikë të jashtme të harmonizuar me BE-në karshi Rusisë.
“Jemi jashtëzakonisht të brengosur në lidhje me mos harmonizimin e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut me BE-në, vecanërisht në lidhje me sanskionet evropiane kundër Rusisë në lidhje me agresionin rus në Krime të Ukrainës. Politika e jashtme dhe e sigurisë të bashkësisë ndërkombëtare bazohet në akte ligjore dhe në dokumente politike, sic janë sanskionet dhe restrikcionet. Vendet candidate si Maqedonia e Veriut kanë për obligim ligjor të rreshtohen me deklaratat e BE-së dhe të zbatojnë sanskionet evropiane kur kërkohet një gjë e tillë”, është shprehur ai.
Në marsin e vitit 2014 BE-ja ka vendosur sanskione kundër Rusisë, përfshirë masa diplomatike, ngrirje të aseteve dhe ndalesa udhëtimi si dhe sanskione ekonomike. Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë shtete që kanë ambicje për tu anëtarësuar në BE dhe janë afër Unionit, por si duket kalkulojnë edhe me Rusinë.
Këto dy vende të rajonit janë të vetmet që nuk i janë bashkangjitur sanksioneve kundër Rusisë, përshkak të aneksimit të paligjshëm të Krimes. Lidhur me këtë Taravari thotë se Qeveria aktuale e ka reshtuar vendin me Rusinë e Putinit dhe Serbinë e Vuciqit. Ai ka drejtuar akuza edhe në drejtim të ministrit të jashtëm Bujar Osmani, i cili sipas tij po vazhdon politikat pro ruse të Dimitrovit.
Këto sanksione janë sjellë në vitin 2014 dhe vazhdimisht janë ripërtërirë.
Në shkurt dhe mars 2014, lajmi kryesor botëror ishte aneksimi i paligjshëm rus i gadishullit të Krimesë të vendosur në territorin ukrainas. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën menjëherë sanksione ndaj Rusisë.
Atë kohë në pushtet në Maqedoni ishte qeveria e VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikola Gruevski. Në atë periudhë, në Mars 2014, LSDM si një opozitë sulmoi për biznese të paligjshme ish-shefin e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Saso Mijalkov, ndërsa Gruevski si kryeministër u mburr se Maqedonia është ndër katër shtetet me rritje më të lartë ekonomike në Evropë. Edhe atëherë, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian vendos të mos bashkohet me sanksionet e vendeve anëtare të BE-së për Rusinë.
Gjashtë vjet pas vendimit të qeverisë së atëhershme të VMRO-DPMNE dhe më shumë se tre vjet të kësaj qeverie të udhëhequr nga LSDM vendimi është i njëjtë – dhe tani Republika e Maqedonisë Veriore nuk është e bashkangjitur në sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë.
“Që nga viti 2014, Bashkimi Evropian në mënyrë progresive po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse. Masat janë miratuar në përgjigje të veprimtarive për të minuar integritetin territorial të Republikës së Ukrainës dhe aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit.”
“Qeveria nuk u bashkua me masat e BE në 2014 dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë vendim të ri,” i tha qeveria e Maqedonisë Radios Evropa e Lirë.
Bashkimi Evropian rinovon masat kufizuese çdo gjashtë muaj. Kohët e fundit, BE-ja rinovoi sanksionet e vendosura në vitin 2014, deri më 31 korrik 2021. Sanksioneve të rinovuara menjëherë i janë bashkuar Shqipëria dhe Mali i Zi, megjithëse nuk janë anëtarë të Unionit, por jo edhe Maqedonia e Veriut.
Pas ndryshimit të qeverisë në Malin e Zi, kohët e fundit u ngrit pyetja nëse do të kishte një ndryshim në vendim. Ministri i ri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, tha se ata nuk ishin armiq të Rusisë, por kishin informuar ambasadorin rus në Podgoricë se sanksionet mbetën në fuqi dhe se vendi do të bashkëpunojë me Moskën në të gjitha fushat që nuk shkelin përparësitë e tyre strategjike evropiane.
Vendet e vetme të afërta në marrëdhëniet me BE që nuk janë bashkuar me këto sanksione deri më tani janë Serbia dhe Maqedonia. Serbia tashmë po negocion me Bashkimin dhe Maqedonia duhej të merrte një datë për negociata tani, por kjo nuk ndodhi për shkak të bllokadës Bullgare të shkaktuar nga keqkuptimet dypalëshe.









