Tarifat e roamingut dhe investimet në energjetikë, cilët janë lajmet e mira që vijnë nga BE për rajonin?

Bashkimi Europian dëhsiron t’a transformojë Ballkanin Perêndimor ekonomikisht, duke e nxitur kalimin e tregut të brendshëm rajonal nga një koncept abstrakt në një realitet.

Eshtë e rëndësishme të thuhet, se nëse ne mundësojmë funksionimin e mirë të tregut rajonal dhe nëse shtetet e rajonit do të ratifikojnë këto shpejt, kjo do të ndërtojë lidhje të reja dhe do sjellë përfitime shumë, shumë të mëdha. Kjo do t’a kthejë tregun e përbashkët rajonal nga një koncept deri tani abstrakt në realitet. Nëse ne mund të kemi një bashkëpunim rajonal gjithpêrfshirës në standartet e BE-së, kjo nuk do të stimulojë shkëmbime të konsiderueshme ndër-tregtare midis vendeve të rajonit, përveçse tregtisë midis rajonit dhe BE-në siç ka ndodhur deri tani dhe do ofrojë një oportunitet të jashtëzakonshëm për investime të reja” janë shprehur burimet zyrtare të BE-së.

Në fushën energjitike, Këshilli i Bashkimit Europian ka thirrur së fundmi për asocimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në platformën europiane të energjisë për blerjet e përbashkëta për hidrokarburet, që po përgatitet nga Komisioni Europian. Në këtë kuadër, burimet zyrtare të BE-së kanë shpjeguar dhe fokusin që po vendoset te sigurimi i tranzicionit të investimeve nê fushën e energjisë në kuadrin e planit ekonomik dhe të investimeve të BE-së. Përveç kësaj, Bashkimi Europian do të kontribuojë për përballjen e krizës energjitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të ndihmuar familjet dhe bizneset në Ballkan të mos vuajnë pasojat e çmimeve të larta të energjisë, Bëhet fjalë për detajimin e paketës prej 1 miliard euro për rajonin që presidentja Ursula von der Leyen ka anonçuar gjatë vizitës së saj në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Roaming: Të gatshëm për uljen e tarifave të telefonave midis BE-së dhe Ballkanit

Bashkimi Europian përshëndet procesin e Berlinit për marrëveshjet e arritura midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe faktin që bashkëpunimi rajonal mbetet një prioritet i rëndësishëm për vendet e rajonit.

Në këtë kudër, burimet zyrtare të BE-së kanë njoftuar se do të ketë një deklaratë të përbashkët për të ulur koston e të ashtuquajtur “ roaming”, që është ulja tarifave të telefonisë celulare midis qytetarëve të BE-së dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Më konkretisht, pritet që operatorët telefonikë të nënshkruajnë një deklaratë me vendet e rajonit para samitit, që parashikon uljen e tarifave të roaming për telefonatat midis BE-së dhe Ballkanit duke filluar nga tetori 2023. Përveç kësaj, pritet të ketë një angazhim të operatorëve telefonikë, që kostot e roaming të pësojnë një ulje më të madhe midis 2023 dhe 2027.

Kjo vjen si rezultat i bisedimeve që janë zhvilluar në samitin e Brdos, Sllovenisë lidhur me këtë çështje. Burimet zyrtare të BE-së kanë shpjeguar, se BE-ja nuk ka kompetencë juridike për t’a imponuar këtë proces ndaj operatorêve telefonikë, por janë këta të fundit janë shprehur të gatshëm për t’a bërë.

Ndalimi i rrjedhjes së trurit: Insitiativë për universitetet dhe Erasmus plus

Tjetër fushë ku Bashkimi Europian po angazhohet është ndalimi I rrjedhjes së trurit nga Ballkani Perëndimor dhe krijimi i mundësive ekonomike për të rinjtë e kualifikuar që ata të qëndrojnë të jetojnë në rajon. “30 miliardë euro paketë është mobilizuar, nga të cilat 9 janë grante dhe rreth 20 mijë euro vijnë nga mekanizmat financiarë dhe nga sektori privat, që do krijojnë një oportunitet jashtëzakonisht tê madh për të rinjtë për të kryer karrierën e tyre në vendet e tyre dhe për të qëndruar në vendet e tyre” janë shprehur këto burime.

Nga iniciativat, në samit do të përfshihet Inisiativa për Universitetet e Hapura, program, që bën të mundur asocimin e studentëve nga rajoni në inisiativën e Universiteteve Europiane, ashtu si dhe programi “Erasmus plus”, që mundêson integrrimin e studentët e Ballkanit Perëndimor në programet e BE-së.

Burimet e BE-së janë shprehur gjithashtu, se po ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për sulmet kibernetike që kanë ndodhur në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, në mënyrê që tê rrisin qëndresën e tyre lidhur me sulmet kibernetike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu