Qeveria e re e filloi mandatin e saj katërvjeçar. Seancën e parë e mbajti këtë javë dhe i mori vendimet e para. Në Programin, që duhet ta përmbushë brenda mandatit që e ka marrë, në 57 faqe janë përmendur prioritetet. Fokusin në ekonominë planifikon ta orientojë tërësisht në zbatimin e procesit kryesor të transformimit të ekonomisë sonë. Do të garantojë parashikim në pjesën e politikës tatimore.
Tatimin e fitimit, Qeveria e re, e vendosë në nivelin prej 10 për qind në gjithë periudhën 20-24, ndërsa parashikon lirim nga ky tatim gjatë riinvestimit të fitimit më 2021 si përgjigje ndaj ndikimit të efektit nga pandemia kovid. Tatimi personal i të ardhurave do të ulet në 0 për qind në vitin 2023 për industrinë IT edhe atë në mënyrë shkallore: 5 për qind më 2021, tre për qind më 2022 dhe 0 për qind më 2023.
Nuk do të ndryshohet tatimi i të ardhurave personale dhe ai mbetet në 10 për qind, por Qeveria, siç bëhet e ditur në programin, mbetet konsekuente në vendosjen e tatimimit progresiv përmes procesit gjithëpërfshirës të bisedimeve dhe krijimit të konsensusit për vendosjen e të njëjtit. Gjithashtu, do të hapet një proces i bisedimeve për sistemin tatimor duke marrë parasysh proporcionin mes tatimeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, gjegjësisht për proporcionin e tatimimit të pasurisë, të ardhurave dhe konsumit, sipas shembullit të vendeve të zhvilluara dhe specifikave të ekonomisë sonë.
– Mbetemi të përkushtuar në drejtësinë në tatimimin, me ofertë të sistemit të përpiluar të tatimimit progresiv të të ardhurave të përgjithshme personale, pas analizës paraprake serioze dhe të hollësishme dhe debatit publik, me fokus në rikonfiguracionin e konceptit e të ardhurave personale (të ardhura familjare) dhe vendosje të tatimit të luksit, bëjnë të ditur në programin.
Në këtë mandat Qeveria parashikon rikonfiguracionin e TVSH-së përmes vendosjes së Ligjit të ri për tatim të vlerës së shtuar përmes të cilit do të mundësohen leverdi tatimore për ndërmarrjet që janë me orientim eksportues në atë mënyrë që gjatë importit nuk do të paguajnë TVSH për karburantet dhe makinat që janë të dedikuara për eksport. Në këtë mënyrë, konsideron Qeveria, ato do të jenë më konkurrente dhe do të kenë në dispozicion mjete dukshëm më të larta në para.
Për të gjitha shërbimet e restoranteve parashikohet normë unike prej 10 për qind TVSH, rishikim të normave të tatimit të vlerës së shtuar për lëndët e para për prodhuesit vendorë dhe ulje të normës së TVSH-së për prodhuesit bujqësor dhe ulje të normës së TVSH-së për lëndët e para për kompanitë me orientim eksportues. Do të ulet prej 18 në pesë për qind norma për shërbime zejtare, ngritje të pragut për pagesën e TVSH-së prej 2 milionë në 3 milionë qarkullim vjetor prej 1 janarit të vitit 2022 dhe barazim të pragut të lirimit të tatimit të fitimit deri tre milionë denarë qarkullim vjetor.
Planifikohet vazhdim i, siç bëjnë të ditur projektit të suksesshëm “Moj DDV” (TVSH-ja ime) me atë që në këtë mandat do ta rrisë limitin për individ në 2300 denarë për tremujor dhe 9200 denarë në vit, gjegjësisht në 36800 denarë për një familje mesatare katëranëtarëshe, ndërsa paralajmëron edhe vazhdimin e kthimit me kohë, të rregull dhe joselektiv të TVSH-së te personat juridik
Me Ligj të roi për tarifë doganorë dhe heqjen dhe eliminimin dhe zvogëlimin e lartësisë së normave tatimore do të sigurohen çmime më të ulëta për kompanitë vendore për lëndët e para dhe repromaterialet, duke i bërë kompanitë më konkurrente për eksport. Qeveria planifikon edhe vendosjen e tatimit të ri të qarkullimit gjatë pagesës së lojërave të fatit në lartësi prej 4 për qind të bruto vlerës së paguar. Tatimin do ta paguajnë organizatorët e lojërave të fatit, ndërsa nuk do të transferohet te përdoruesit. Këto mjete do të jenë të dedikuara për mbështetje të rritjes, zhvillimit dhe përgjegjësisë shoqërore.
Në takimet me bashkësinë afariste kryeministri u paralajmëroi se vijon një periudhë e qëndrueshme në politikën tatimore dhe se pret luftë të përbashkët me odat kundër ekonomisë gri.
– Nëse ndodhë ndryshim të tatimit, ai duhet të jetë i paralajmëruar me kohë. Nuk kemi paralajmërime të tilla dhe nuk ka nevojë të tillë, porositi Zaevi në takimin me ekonomistë nga Lidhja e Odave Ekonomike.
Gjithashtu porosi me politikë të qëndrueshme tatimore dërgoi edhe në takimin me Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
– Tatimet mbeten të qëndrueshme, për çdo ndryshim do të ketë diskutim, thekson Zaevi, duke bërë të ditur se ndryshimet do të jenë në drejtim të uljes dhe se për këtë lihet periudhë prej një viti deri një vit e gjysmë.
Qeveria e Zaevi në mandatin paraprak e vendosi tatimimin progresiv nga fillimi i vitit 2019. Qëllimi, siç arsyetonte ministri i atëhershëm i Financave, Dragan Tevdovski ishte sigurimi i drejtësisë më të madhe në sistemin tatimor.
Përveç normës tatimore prej 10 për qind u vendos edhe normë prej 18 për qind që kishte të bëjë me bazën tatimore që tejkaloi një milion e tetëdhjetë mijë denarëve në nivel vjetor, gjegjësisht 90 mijë denarë në nivel mujor. Për bazën tatimore deri një milion e tetëdhjetë mijë në vit dhe deri 90 mijë në muaj zbatohej norma ekzistuese tatimore prej 10 për qind.
Me këtë ndryshim të ardhurat nga qiraja, dividenda, fitimet kapitale, lojërat e fatit dhe të ardhurat tjera tatimoheshin me normë tatimore prej 15 për qind.
Tatimimi progresiv për një viti ishte vendosur në pushim për 36 muaj për shkak të mosarritjes së qëllimeve.
Analiza e bërë dhe prezantuar atëherë tregoi se të ardhurat që mund të mblidheshin nga tatimimi progresiv dhe norma më e lartë e të ardhurave personale janë më të vogla për 51,2 për qind në raport me potencialin. Të ardhurat e përgjithshme të humbura që mund të mblidheshin, e nuk janë mbledhur, janë vlerësuar në 6,5 milionë euro, gjegjësisht mjete që nuk janë derdhur në buxhetin për shkak të ndryshimit të sjelljes së obliguesve tatimorë.
Vënien në pushim e paralajmëroi ministrja e atëhershme e Financave, Nina Angellovska e cila tha se nuk bëhet fjalë për anulim, por për vënie në pushim të tatimimit progresiv.
Ato 36 muaj, sipas rekomandimeve Ministria do të përkushtohet në përcaktimin e zgjidhjes përkatëse për zbatimin efikas dhe efektiv të tatimimit progresiv, me shqyrtimin e mendimeve
të ndryshme, me arritjen e moralit tatimor dhe me forcimin e mekanizmave për minimizimin e ekonomisë gri.
– Qeveria beson në shoqërinë e drejtë dhe beson në përfitimet e tatimit progresiv të të ardhurave. Qeveria mbetet në qëndrimin se tatimi progresiv mund ta përmirësojë shpërndarjen e të ardhurave në sistemin, se mund të japë efekte të mira shoqërore dhe të rezultojë me shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Në mënyrë që të arrihet efekti i këtillë, tatimi progresiv duhet të ketë dizajn optimal, të jetë sjellë në proces konsultativ me të gjitha palët e prekura, të ekzistojnë mekanizma efikas për eliminimin e ekonomisë gri dhe të ketë besim të forcuar në institucionet te të gjithë ne, theksoi atëherë ish-ministrja e Financave.
Në pushim është vendosur edhe norma prej 15 për qind për tatimimin e të ardhurave nga pronësia e vërtetët industriale, qiraja dhe nënqiraja, kapitali, fitimet kapitale, nga sigurimi dhe të ardhurat tjera.










