Partia Demokratike Turke (Türk Demokratik Partisi) ka dalë kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve në RM, meqë sipas kësaj partie, kjo godet karakterin unitar të shtetit.
Partia që përfaqëson komunitetin turk ka shprehur kundërshtimin ndaj zyrtarizimit të gjuhës shqipe në nivel shtetëror, me anë të një komunikate ndërsa ka thënë se angazhohet për një Maqedoni të fortë dhe unitare.
“Dhënia e të drejtave ekskluzive të një bashkësie etnike rrënon Kushtetutën, që garanton barazi të qytetarëve. Nga kjo duhen kuptuar reagimet e pjesëtarëve të komunitetit turk që këto zgjidhje i vlerësojnë si një manipulim i përkryer që mund të nxisë tensione dhe konflikte me pasoja të mëdha për stabilitetin e vendit dhe rajonit”, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike Turke.











Kjo nuke eshte e vertete keto foto qe beni dhe propagantat qe po boni qe kjo propagante ka vazhduar qyshe vjete kundra Muslimaneve qe jane Agjentat e Greko Sllave dhe te Vatikanit te Eouropes qe kane paguar qe te bojne Propagante per te bere perqarje Fetare ne Shqiperi dhe per te bere perqarje ndermjete Popullit Shqipetare per mose Bashkim Kombi jane keto Shtetet qe e kane Coptuar Shqiperine mbase Luftes te pare Boterore per interesat e tyre.
hencni more muta, cfar portal falsifikat jeni. Kjo esht foto nga protesta e partis TDP kunder liderit te tyre per me dhan dorheqje. o injorant te medhenj. mos i keqinformoni popullin vetem me shkaktu ma shum urejtje, turp.