Edhe pse u liruan nga Gjykata, të burgosurit e e rastit të Kumanovës akoma nuk janë liruar nga paraburgimi.
Besnik Bajrami, Besnik Ajdini, dhe Fazli Osmani vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në burgun e Shutkës dhe kjo për arsye se akoma nuk është përpiluar vendimi i gjykatës.
Në lidhje me vendimin e gjykatës, prokuroria publike nuk është ankuar për lirimin e të akuzuarve për mungesë provash.
I akuzuari Ibrahim Murtezani ka qenë dhe mbetet në arrest stëpiak deri në dhënien e vendimit përfundimtarë nga gjykata./InfoShqip.com










