“Të bashkohemi”, Rama-vendeve të rajonit: Boll më, na ftuan, s’na ftuan

Pas nënshkrimit të 3 memorandumeve mes liderve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, Rama u shpreh se nga 1 janari i vitit 2023, nuk do të ketë asnjë sekondë pritje në kufijtë mes tre vendeve.

Rama ftoi dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e “Shengenit Rajonal”, duke thënë se në çdo kohë do të jenë të mirëpritur për të bashkëpunuar.

“Në 1 janar të vitit 2023 do të kemi mes vendeve tona zero sekonda pritje në kufij, të tjerët janë të mirëseardhur të vijnë, të na bashkohen. Boll me këtë, na ftuan, s’na ftuan. Ishim në Tiranë, 6 vendet për të diskutuar dhe aty diferenca ishte e qartë. Nuk ka problem. Autostradat, hekurudhat, lëvizja e lirë e mallrave, mbase nuk janë e njëjta gjë me demokracinë, por demokraci dhe liri pa këto është shumë e vështirë që të kesh dhe ta kesh të pakërcënuar. Për mua, politika më e mirë është bashkëpunimi”, tha Rama./ Opinion


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu