Të dashuruar deri ditën e fundit! Viktimat e Gjirokastrës nuk ishin të panjohur (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjikastër. Një shtetas ka qëlluar me armë zjarri një çift në banesën e tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Autori i ngjarjes është kushëri dhe fqinj me viktimat ndërkohë nga raportimet e para mësohet se sherri mes tyre që përfundoi në tragjedi e kishte zanafillën për kopshtin e tyre.

Çifti Kosta që humbi jetën mëngjesin e sotëm nuk janë të panjohur as për Gjirokastrën e as për ne. Bashkëshorti ishte një muzikant ndërsa gruaja një mësuese.

Para disa kohësh ato u bënë personazhe të rubrikës ka një mesazh për ty ku Afërdita i kërkoi bashkëshortit të saj, Leko Kostës, t’i rikthehej dashurisë së tij të madhe: saksofonit.

Pas një periudhe emigracioni në Greqi, instrumentisti nga Gjirokastra tregoi se i ishte dashur të shkëputej nga muzika, dhe sado që tani përpiqej, ndiente se nuk po kthehej dot tek dashuria e tij e madhe.

Por gjesti i bashkëshortes së tij, Afërditës, e cila kërkoi t’a takonte të shoqin e saj tek “E Diela Shqiptare”, arriti të jepte mesazhin për të cilin ajo kishte sjellë saksofonin e tij nga Gjirokastra: “Ky saksofon është për ty shumë i shtrenjtë, por për mua akoma më shumë”.

Ate dite, Afërdita rrëfeu se ata ishin njohur në një festë, ku ai po luante me bandën, dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë.

“Ai është shumë i pashëm”, -tregoi Afërdita.

“Imagjinoni një grua së cilës një burrë ia ngul sytë shumë gjatë. E pastaj, ajo shkon t’i kërkojë që të luajë një valle për të”- tha ajo.

Kështu, ata ishin njohur e më pas kishin vendosur të martoheshin. Leko kishte pasur një martesë, ashtu sikurse Afërdita, e cila kishte edhe një djalë 18-vjeçar, Harin, me bashkëshortin e parë me të cilin ishin ndarë shumë miqësisht. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu