Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 761 teste të kryera 106 persona kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 20 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, u kryen 761 teste dhe 106 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në:

-Shkup 72
-Kumanovë 4
-Shtip 2
-Prilep 5
-Tetovë 3
-Manastir 1
-Kavadari 4
-Gostivar 6
-Strumicë 5
-Radovish 1
-Koçani 1
-Berovë 1
-Resnje 1

Humbën jetën 20 pacientë, katër pacientë nga Shkupi (85, 63, 86 dhe 77), një nga Kumanova (65), një nga Dibra (68), dy pacientë nga Prilepi (75 dhe 81), dy nga Manastiri (84 dhe 69) , një nga Ohri (55), një nga Kavadari (81), tre pacientë nga Gostivari (55, 59 dhe 67), një nga Kriva Pallanka (82), një nga Krusheva (49), një nga Valandova (64) dhe dy nga Negotina (66 dhe 80). Pacientët humbën jetën në spital.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 603 pacientë të shëruar nga:
-Shkup 230
-Kumanovë 24
-Dibër 5
-Shtip 18
-Prilep 51
-Tetovë 8
-Strugë 30
-Veles 20
-Manastir 26
-Ohër 54
-Kavadari 27
-Gostivar 14
-Gjevgjeli 11
-Strumicë 8
-Radovish 8
-Koçani 10
-Probishtip 5
-Demir Hisar 2
-Makedonski Brod 2
-Pehçevë 7
-Berovë 4
-Vinicë 2
-Kratovo 3
-Sveti Nikole 4
-Kërçovë 7
-Resnje 3
-Negotinë 20

Deri më tani, një total prej 405,108 teste të COVID-19 janë kryer në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 84129, numri i pacientëve të shëruar është 63532, numri i atyre që humbën jetën është 2550 dhe numri i rasteve aktive është 18047.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu