Pavarësisht se mbrëmjen e të premtës u martua, Messi nuk mund ti kushtojë dot dasmës së tij më shumë së ato orë organizimi.
Sipas mediave spanjiolle Messi tani pritet të mbërrijë në Barcelonë ku ndoshta e pret një gjë po aq e madhe sa martesa e tij. Ditën e sotme argjentinasi pritet të bëjë martesën e dytë dhe ajo mban emrin Barcelonë.
Argjentinasi do të rinovojë kontratën e tij deri në 2022. Nuk dihet klauzola që do të caktohet por mosha e lëshimit të Messit pas kësaj kontrate do të jetë 35 vjeç. /albeu.com/










