Situata me rastet e reja të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut gjatë ditëve të fundit është përkeqësuar dhe një përshkallëzim i masave gjithashtu është përfolur por akoma nuk dihet nëse do të ketë shtërngime dhe kufizime të orareve.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë pyetjeve të gazetarëve në koherencën për shtyp tha se po analizojnë të gjithë situatën dhe po bëjnë anketime nëpër klasterët dhe deri të enjten do të vendoset për një bllokim eventual gjatë fundjavës, meqë edhe e premtja është festë.










