U nisën si negociatat “në vullnet të mirë” ato mes Shqipërisë dhe Greqisë, fillimisht në Kretë dhe më pas në Korçë, por duket se shtetarët tanë po firmosin një tjetër tradhti të madhe ndaj vendit si shumë të tjerë udhëheqës para tyre.
Ndërkohë që qeveria shqiptare i mban sekret detajet e marrëveshjeve me Greqinë, ato kanë filluar të dalin në dritë tashmë në median helene si një triumf i radhës i shtetit grek ndaj atij shqiptar.
Kështu, siç raportojnë mediat greke duke iu referuar ministrit të Jashtëm Kotzias, Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale të saj me 12 milje në drejtim të Shqipërisë, maksimumi i lejuar nga konventat ndërkombëtare, përcjell Albeu.com.
Por nuk mbarojnë me kaq koncensionet që Rama i ka bërë Greqisë në vetëm një muaj e pak.
Më parë, qeveria shqiptare miratoi një vendim që i lejon Greqisë ndërtimin e varrezave të tjera të ushtarëve grekë në territorin shqiptare, ndërsa zona e kërkimit për varre është zgjeruar edhe në zona që ushtria greke nuk ka qenë kurrë në thellësi të territorit shqiptar.
Një tjetër koncension që Rama i bën Greqisë është edhe ai me e ofertën për të furnizuar Greqia me tekste shkollat e minoritetit grek në Shqipëri, e cila duket se ka surprizuar edhe vetë qeverinë greke, të cilët thonë se nuk e dinë se çfarë do të bëjnë, nëse tekstet do të jenë në shqip apo greqisht.
Pas marrëveshjes thelbësisht në dëm të Shqipërisë të nënshkruar nga dyshja Berisha-Basha, ky është atentati i dytë që i bëhet vendit nga shtetare që sillen me hapësirën territoriale sikur t’a kishin tokë babe. /albeu










