Të gjithë kandidatët për kryetar shteti që janë paraqitur deri tani janë profesorë universitar

Kandidatët Blerim Reka, Gordana Siljanovska Dakova dhe Stevo Pendarovski kanë një gjë të përbashkët. Ata janë profesorë universitar në fakultetet e Maqedonisë së Veriut.

Kandidati Blerim Reka i cili ka mbështetjen nga opozita shqiptare, përkatësisht nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa është profesor universitar në Fakultetin e Evropës juglindore. Reka ka qenë ambasadori dhe ka doktoruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetin e Prishtinës.

Kandidatja tjetër është Gordana Siljanovska Davkova e cila mbështetet nga OBRM-PDUKM. Profesoresha Davkova ka doktoruar në universitetin e Ljubljanës, dhe punon si eksperte e zgjedhjeve OKB-së dhe nënkryetare e grupit të pavarur të ekspertëve për vetëqeverisje lokale pranë Këshillit të Evropës, dhe anëtare e komisionit të Venedikut.

Stevo Pendarovski në anën tjetër që mbështetet nga LSDM dhe BDI ka doktoruar në Institutin për hetime sociologjike dhe politike, ndërsa ka qenë edhe zëdhënës i MPB-së, kryetar i KShZ-së, këshilltar, deputet, profesor ndërsa për momentin është koordinator kombëtar për përgatitjen e vendit për anëtarësim në NATO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu