Mariano mund të bëhet blerja e fundit e verës nga Real Madrid.
“Marca” raporton se klubi madrilen ka konfirmuar interesimin për blerjen e sulmuesit të Olympique Lyon, Mariano.
Pas dështimit me Mbappe, Neymar, Hazard dhe së fundmi me Sergej Milinkovic-Savic, Florentino Perez po luan çdo “gur” pasi e dëshiron me çdo kusht një tjetër transfertë në “Santiago Bernabeu”.
Mariano ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Lyon pasi sezonin e kaluar realizoi 21 gola.
Foto:











